Të paktën tetë persona mbetën të lënduar pas një incidenti të teleferikut që po I transportonte drejt kompleksit turistik të skive të Val Thorens në Francë. Teleferiku po transportonte punëtorët e ndërtimit në lartësinë 3,200 metra, në majën e malit Cime Caron, kur nga kushtet e këqija atmosferike përplasi stacionin e mbërritjes.
Nga incidenti mbetën të plagosur rëndë dy persona, ndërsa gjashtë të tjerët patën dëmtime më pak serioze. Shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit reaguan menjëherë duke mobilizuar më shumë se 120 punonjës për ndihmë.
Punimet po kryheshin përpara nisjes së sezonit dimëror të resortit I cili do të hapte dyert për turistët këtë të shtunë. /abcnews.al
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para