Google ADS

Francë, stuhia Amelie lë mijëra shtëpi pa energji elektrike

23:24 | 3 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Francë, pasi stuhia Amelie solli erëra të mëdha dhe reshje shiu në bregdetin e Atlantikut dhe zonat jugore.

Furnizuesi i energjisë elektrike Enedis tha se ndërprerja e energjisë ka prekur 55,000 shtëpi, kryesisht në rajonin perëndimor të Nouvelle Aquitaine.

Një numër departamentesh u vendosën në “alarmin e portokallit” gjatë gjithë ditës për shkak të motit ekstrem, ndërsa erërat në disa vende kishin tejkaluar 163km/orë .

Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën qindra thirrjeve të dielën, pasi erërat e mëdha shkatërruan pemë dhe kabllo të energjisë elektrike.

Asnjë vdekje nuk është konfirmuar, por një grua në të shtatëdhjetat e saj u raportua e zhdukur pas një rrëshqitje dheu në jug të Nice, raporton agjensia e lajmeve AFP.

Në jug-perëndim të vendit, gjashtë persona pësuan lëndime të vogla, të shkaktuara kryesisht nga rënia e degëve./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme