Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 34 mijë raste të reja me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 34.436 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 7.551.182 ndërsa me 60 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 118.837.
Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka arritur në 5.3 për qind.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 9.181 persona, prej të cilëve 1.563 në kujdesin intensiv.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 51.873.315 ndërsa 50.786.197 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Po ashtu 6.583.934 persona kanë marrë dozën e tretë dhe në këtë mënyrë është vaksinuar plotësisht 75.3 për qind e popullatës së vendit.
Drejtoria e policisë së Parisit njoftoi se këtë javë ka arritur në 266 numri i rasteve të vërejtura në çdo 100 mijë persona në qytet e cila muajin e kaluar ishte 50 deri në 100.
Në deklaratën ku qytetarët ftohen të respektojnë masat kundër COVID-19, theksohet se është bërë sërish i detyrueshëm përdorimi i maskës në ambientet e shfaqjeve dhe festivaleve, në tregje, në shkolla, përpara vendeve të adhurimit dhe në ambientet e hapura ku formohen radhë, transmeton Anadolu.
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve
Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë
Britani/ Paralajmërohen anulime dhe vonesa në fluturime, shk...