Francë, shënohen mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

01:40 | 5 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 13.466 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 13.466 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6.812.706 ndërsa me 95 vdekje numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 114.773.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 10.816 persona, prej të cilëve 2.259 në kujdesin intensiv. Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në shtatë ditët e fundit ka qëndruar në 2.6 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 48.995.073 ndërsa 45.140.579 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme