Numri i infeksioneve të reja të koronavirusit në Francë është rritur me 30,303 në 24 orët e fundit.
Më shumë se 30 mijë persona janë infektuar, duke shënuar kështu një rritje të ndjeshme pas dy jave, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Numri i njerëzve që trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv për koronavirusin mbeti i pandryshuar – 3,918, i cili ndaloi rritjen pesë-ditore, por mbeti në nivelin e tre muajve e gjysmë më parë.
Ministrja franceze e Shëndetësisë, Olivia Veran, do t’i drejtohet popullit nesër, por nuk pritet që të thotë ndonjë gjë të veçantë, megjithëse disa ekspertë shëndetësorë thonë se sistemet spitalore në rajonin e Parisit janë afër pikës së kolapsit.
Franca në vazhdimësi ka pasur numër të lartë të infeksioneve me Covid-19. /arbresh.info/
Mbi 1 milion euro transaksione të paligjshme, arrestohet tur...
Pikat kryesore të propozimit për armëpushim në Gazë
Hamza: 50 për qind rritje të pagave, 70 për qind të pensioni...
Gjendet trupi i pajetë i 26 vjeçarit nga Prizreni që u rapor...
Guardiolës nuk po i ec asgjë këto kohë, ndahet edhe nga grua...
Jesus mund të humb sezonin pas lëndimit me Manchester United...