Numri i infeksioneve të reja të koronavirusit në Francë është rritur me 30,303 në 24 orët e fundit.
Më shumë se 30 mijë persona janë infektuar, duke shënuar kështu një rritje të ndjeshme pas dy jave, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Numri i njerëzve që trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv për koronavirusin mbeti i pandryshuar – 3,918, i cili ndaloi rritjen pesë-ditore, por mbeti në nivelin e tre muajve e gjysmë më parë.
Ministrja franceze e Shëndetësisë, Olivia Veran, do t’i drejtohet popullit nesër, por nuk pritet që të thotë ndonjë gjë të veçantë, megjithëse disa ekspertë shëndetësorë thonë se sistemet spitalore në rajonin e Parisit janë afër pikës së kolapsit.
Franca në vazhdimësi ka pasur numër të lartë të infeksioneve me Covid-19. /arbresh.info/
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media
Papa Françesku emëroi gruan e parë në krye të zyrës në Vatik...
Prishtina përforcohet me ish-lojtarin e Euroligës, Rashid Ma...
Drejtuesi i së djathtës ekstreme në Austri merr mandatin për...