Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 12.210, njoftoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon, raporton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e Fundit në Francë janë regjistruar 4.286 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 117.749, përfshirë edhe 31.415 raste nga shtëpitë e kujdesit, tha Salomon në një konferencë për media.
Ai tha se 30.767 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 7.066 nën kujdes intensiv, ndërkohë që numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 23.306, pasi 2.032 persona e kanë mposhtur sëmundjen në 24 orët e fundit.
Sipas tij, bilanci i vikitmave është rritur për 424 në 24 orët e fundit, ndërsa shifrës totale i janë shtuar edhe 4.166 persona që kanë humbur jetën nga 1 marsi në shtëpitë e kujdesit.
Salomon theksoi nevojën që qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, duke shtuar se rënia e numrit të personave nën kujdes intensiv nuk nënkupton që “pandemia është marrë nën kontroll”.
Franca është vendi i katërt në botë me më së shumti viktima nga virusi.
Ndërkohë, presidenti i vendit, Emmanuel Macron, pritet të vizitojë në Marseille mjekun Didier Raoult, drejtorin e përgjithshëm të Institutit Mesdhetar të Sëmundjeve Infektive, i cili ka mbrojtur aplikimin e klorokinës që përdoret për trajtimin e malaries edhe për COVID-19.
Raoult ka testuar klorokinën te 24 pacientë të infektuar me virusin dhe 75 për qind prej tyre janë shëruar.
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...