Ministrja e Shëndetësisë në Francë, Agnes Buzyn, ka njoftuar se numri i personave të infektuar nga koronavirusi fatal është rritur në 11 në vend.
Buzyn u tha gazetarëve në Paris se virusi 2019-nVCoV u konfirmua te pesë pacientë të rinj dhe se gjithsej 11 persona janë të infektuar aktualisht në Francë.
“Një nga pacientët e infektuar është fëmijë, dhe në mesin e tyre është një shtetas i Britanisë që erdhi në Francë nga Singapori”, tha ministrja Buzyn.
Virusi thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.
Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.
Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan, epiqendra e virusit, dhe zona të tjera të prekura të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./aa/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...