Dy persona janë plagosur gjatë fjalimit të presidentit francez Francois Hollande.
Ai ishte duke folur në hapjen e stacionit të trenit të shpejtë në Paris, kur ndodhi incidenti, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave të huaja, është raportuar se një roje e sigurisë aksidentalisht e ka tërhequr këmbëzën e armës së tij, duke plagosur vetën dhe një person tjetër pranë vetës.
Presidenti francez ka qenë në mes të fjalimit të tij për stacionin hekurudhor me shpejtësi të lartë, kur janë dëgjuar të shtënat.
Sipas Charente Libre, fjalimi është ndërprerë, ndërsa Hollande ka thënë se ‘shpreson që çdo gjë është e mirë’.
Të lënudarit janë dërguar në spitalin Girac për të marrë trajtimet e duhura./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...