Rreth 3.000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga puna, pasi nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit.
Rregulli i ri, i cili hyri në fuqi të mërkurën, e bën vaksinimin të detyrueshëm për të 2.7 milionë punëtorët e kujdesit shëndetësor, të shtëpive të pleqve dhe të shërbimit të zjarrfikësve.
Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, tha të enjten se “shumica e pezullimeve janë vetëm të përkohshme”.
Shumë prej tyre tani janë dakord të vaksinohen, sepse “e shohin se vaksinimi i detyrueshëm është realitet”, tha ai.
Rregulli vlen për të gjithë mjekët, infermierët, stafin e zyrave dhe vullnetarët.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka paralajmëruar punonjësit për ndryshim të rregullit qysh më 12 korrik, duke u thënë se duhet të marrin së paku një dozë të vaksinës deri më 15 shtator ose të japin dorëheqje nga puna e tyre.
Muajin e kaluar, disa punonjës të kujdesit shëndetësor dhe zjarrfikës në Francë kanë protestuar kundër këtij rregulli.
Franca ka konfirmuar mbi 113,000 viktima nga koronavirusi.
Autoritetet thonë se shumica e të shtruarve në spital javëve të fundit, janë pacientë të pavaksinuar.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?