Dy helikopterë ushtarakë francezë janë përfshirë në një aksident ajror në jug të vendit.
Nga raportimet paraprake të mediave franceze thuhet se helikopterët kanë qenë në fluturim trajnues në momentin që janë përplasur me njëri –tjetrin.
Aksidenti ka ndodhur në liqenin Carces, 50 kilometra në veri të St. Tropez, transmeton top channel.
Besohet se të paktën pesë persona kanë gjetur vdekjen.
Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur për gjetjen e personit të gjashtë, ndërkohë që rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta./TCH
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...