Greva e sotme e punonjësve të hekurudhave të cilët kërkojnë paga më të larta mes rritjes së kostos së jetesës ka shkaktuar bllokimin e shërbimit hekurudhor në Francë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania kombëtare hekurudhore SNCF njoftoi se nisjet e një në katër trenave të shpejtë u anulua ndërsa shërbimi rajonal si trenat periferikë në rajonin e Parisit patën ndërprerje.
Linjat ndërkombëtare, përfshirë trenat Eurostar për në Londër dhe trenat Thalys për në Bruksel, pritet të funksionojnë normalisht sot, sipas SNCF.
Sindikatat CGT (Konfederata e Përgjithshme e Punës), Unsa (Lidhja Kombëtare e Sindikatave Autonome), SUD-Rail (Sindikata e Punëtorëve të Hekurudhave) dhe CFDT (Konfederata Demokratike Franceze e Punës) bënë thirrje për grevë njëditore ndërsa sot është planifikuar takim midis sindikatave dhe menaxhmentit të SNCF-së.
Sindikata kryesore e kompanisë, CGT, në deklaratën e saj tha se dëshiron “rritje të përgjithshme të pagave të paktën të barabarta me inflacionin në rritje” pas 10 vjetësh ngrirje të pagave.
Greva po mbahet në një kohë kur shumë udhëtarë planifikonin të përdornin trenat për të shkuar në pushimet verore.
SNCF këshilloi qytetarët që të anulojnë ose shtyjnë udhëtimet e tyre dhe ata që munden të punojnë nga shtëpia.
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...