Francë, mijëra të evakuuar nga zonat e zjarreve

00:37 | 11 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Zjarret shpërthyen të mërkurën në rajonin Gironde të Francës jugperëndimore, duke shkrumbuar shtëpi dhe detyruar evakuimin e 10,000 banorëve, disa prej të cilëve kishin hypur në çati ndërsa afroheshin flakët.

Zjarret e dala jashtë kontrollit, pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve nga toka dhe ajri, kanë shkatërruar rreth 6,200 hektarë dhe janë afruan pranë rajonit Landes.

Franca, si pjesa tjetër e Evropës, po përjeton valë të njëpasnjëshme të të nxehtit dhe thatësirën më të rëndë në histori. Dhjetra zjarre janë djegur në të gjithë vendin, me të paktën tetë zjarre shumë të mëdha./voa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme