Dhjetëra mijëra persona sot kanë marshuar në Paris dhe qytete të tjera të Francës, për të kundërshtuar dhunën në familje, pasi, sipas statistikave të fundit, besohet se vetëm gjatë këtij viti, mbi 130 gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre.
Në Paris, kryesisht gratë aktiviste kanë protestuar duke mbajtur në duar pankarta me ngjyrë vjollce, ku ishin të shkruara emrat e viktimave të dhunës në familje.
Ngjyra vjollce është ngjyra simbolike që përdoret për lëvizjen e të drejtave të grave.
Këto marshe u mbajtën vetëm dy ditë, para se Qeveria franceze të publikojë rezultatet e një hetimi lidhur me dhunën në familje, transmeton rel.
Ekspertët për dhunën në familje të Këshillit të Evropës, kanë thënë gjatë kësaj jave, se Franca duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur viktimat dhe fëmijët e tyre nga dhuna në familje dhe të miratojë masa më efektive për të parandaluar dhunën në familje.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të pranojmë se gratë vriten sot dhe vazhdon të mos ketë ndëshkim për këtë. Shteti duhet të bëjë punën e vet për të garantuar siguri për të gjitha gratë”, tha për Reuters, aktivistja Karine Plassard.
Përveç në Paris, marshe kundër dhunës në familje u mbajtën edhe në Lion, Strasburg dhe qytete të tjera.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...