Të pastrehët dhe personat pa vendbanim theksuan se në Francë ka mjaft banesa dhe kërkuan që të gjithëve t’u jepet leje qëndrimi dhe strehim
Në kryeqytetin e Francës, Paris, janë organizuar protesta nga shumë grupe, veçanërisht nga “jelekët e verdhë”.
Grupe të ndryshme si të pastrehët, opozitarët algjerianë dhe grupe të tjera mbajtën protesta në Sheshin e Republikës në Paris.
“Jelekët e verdhë” të mbledhur në shesh dënuan dhunën e policisë ndaj të cilëve është bërë gjatë protestave që kanë organizuar që nga nëntori i vitit 2018.
Gjithashtu “Jelekët e verdhë” ekspozuan fotografi të të plagosurve si pasojë e dhunës së policisë gjatë demonstratave dhe reaguan ndaj mosndëshkimit të atyre që ishin përgjegjës.
“Jelekët e verdhë” akuzuan presidentin francez, Emmanuel Macron, për heshtje ndaj dhunës së policisë dhe deklaruan se do t’i japin përgjigjen e duhur në kutinë e votimit Macron, i cili do të garojë në zgjedhjet presidenciale, raundi i parë i të cilave do të mbahet të dielën e ardhshme.
Të pastrehët dhe personat pa vendbanim theksuan gjithashtu se në Francë ka mjaft banesa dhe kërkuan që të gjithëve t’u jepet leje qëndrimi dhe strehim.
Demonstruesit kërkuan hapjen e kufijve për emigrantët e parregullt nga gjithë kufijtë e vendit.
Nga ana tjetër, “grupi antikapitalist” mbushi sheshin për të reaguar ndaj politikave të gabuara sociale dhe ekonomike të qeverisë që bënë që njerëzit të humbnin fuqinë blerëse.
Një tjetër demonstratë e rëndësishme në Paris u mbajt nga kundërshtarët e së djathtës ekstreme.
Demonstruesit protestuan kundër retorikës ndaj emigrantëve dhe të huajve të disa partive politike dhe kërkuan që qeveria franceze të marrë më shumë masa kundër racizmit./AA/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...