Është një përplasje titanësh. Ndeshje kjo që miliona njerëz janë duke pritur. Të dielën, më 15 korrik në stadiumin Luzhniki të Moskës në orën 17:00, Kroacia takohet me Francën në finale të Kupës së Botës 2018 FIFA.
Në fushë, të dy ekipet duket të jenë në formë të mirë, me Francën që mundi Belgjikën për të arritur finalen e tyre të tretë në 20 vitet e fundit, dhe Kroacia që eliminoi Anglinë në kohë shtesë. Ndryshe nga kundërshtarët e tyre, kjo do të jetë finalja e parë e ekipit kroat, edhe pse ata arritën një vend të tretë të respektuar në Kupën e Botës 1998, në debutimin e tyre në këtë turne.
Vetëm disa orë na ndajnë për të parë se kush do të ngrisë kupën ekonike ‘Jules Rimet’, kështu keto vende duken jashtë fushës. Shruan Forumi ekonomik botërorë, përcjell arbresh.info.
Fuqia ekonomike
Ndonëse tani mund të jetë një peshk i madh në botën e futbollit, por Kroacia është në krizë ekonomike krahasuar me kundërshtarin e saj. Me një GDP prej 2.93 trilionë dollarë, Franca është ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, ndërsa Kroacia renditet vetëm e 78-ta, me një GDP prej 61.06 miliardë dollarësh.
Ekonomia franceze u rrit 1.8% në vitin 2017 dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se do të vazhdojë të rritet me 2.1% në vitin 2018 dhe 2% në vitin 2019. Ekonomia kroate ka përjetuar disa periudha të turbullta që nga viti 1990 (themelimi i shtetit kroat) por ka parë rritje të vazhdueshme në vitet e fundit – deri në 2.8% vitin e kaluar. FMN parashikon se do të mbajë atë nivel të rritjes në 2018, përpara se të binte pak në 2.6% për 2019.
Konkurrueshmëria
Pavarësisht renditjes në top 10 GDP-të globale, Franca është vetëm e 22-ta në Indeksin Global të Konkurrencës të Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa Kroacia është në vendin e 74-të nga 137 vendet e matura.
Pozita relativisht e dobët konkurruese e Francës është e lidhur me shumë nga rregulloret e saj të ashpërta të tregut të punës dhe një përcëeptimi se nuk është mjaftueshëm e aftë për të tërhequr apo joshur talentët. Është e natyrshme që këto dhe dukuri të ngjashme nuk kanë qenë të dukshme në fushë gjatë Kupës së Botës.
Në anën tjetër, Kroacia si një demokraci dhe ekonomi shumë më e vogël, ngjashëm- si shumë ish-shtete sovjetike – duhet të çrrënjosë shumë nga institucionet e saj të mëparshme dhe të përshtatet me një model më të orientuar drejt tregut. Rrjedhimisht, në fusha të tilla si inovacioni dhe maturimi i tregjeve të saj financiare ka ende punë për t’u bërë.
Barazia gjinore
Sipas Raportit Global të Barazisë Gjinore të Forumit Ekonomik Botëror, Franca është fituesi i qartë këtu. Duke u renditur e 11-ta nga 144 vende në progresin e tyre drejt barazisë, Franca shënon lartë për arritjet arsimore dhe fuqizimin politik, duke bërë përparimin më të madh drejt barazisë gjinore më shumë se secili shtet pjese grupit të vendeve të G20.
Kroacia renditet e 54-të nga 144. Ndërkohë që përputhet gjerësisht me performancat mesatare për akses të balancuar në kujdesin shëndetësor, arritjet arsimore dhe mundësitë ekonomike, Kroacia ka më pak rezultate kur është fjala për përfshirjen e grave në jetën politike.
Islanda kryeson renditjen e Raportit të Barazisë Gjinore për vitin e nëntë me radhë, por nuk arriti të ia dalë edhe në Fazat e Grupit të Kupës Botërore, duke përfunduar në fundin e Grupit D. Hendeku gjinor në Islandë është ngushtuar me shpejtësi që nga viti 2006, sipas Forumit raportojnë, dhe vendi është interpretuesi më i mirë kur është fjala për fuqizimin politik.
Energjia e qëndrueshme
Franca mund Kroacinë përsëri kur bëhet fjalë për sisteme energjetike të qëndrueshme, të përballueshme dhe të sigurta, sipas Indeksit të Performancës së Arkitekturës së Energjisë Globale (EAPI) të Forumit Ekonomik Botërorë. Renditet e 5-ta nga 127 vende, përdorimi i gjerë i energjisë bërthamore në Francë (që përbën 75% të furnizimit me energji elektrike të vendit) shkon shumë për të shpjeguar këtë performancë të fortë.
Për më tepër, për shkak se kostoja e prodhimit të energjisë elektrike është e ulët, Franca është eksportuesi më i madh neto i energjisë elektrike, i cili kontribuon mbi 3 miliardë euro në vit për ekonominë. Franca synon të diversifikojë larg nga bërthamorja dhe synon të zgjerojë burimet e ripërtëritshme të energjisë për të llogaritur 32% të konsumit deri në vitin 2030, sipas raportit të Forumit.
Kroacia renditet e 18-të në përgjithësi, përpara Gjermanisë në 19, dhe duke treguar performancë të fortë gjatë periudhës 2009-2017 – duke u rritur 12 vende. Zvicra mban kurorën në kushtet e performancës së arkitekturës energjetike, e ndjekur nga shtetet skandinave, Norvegjia, Suedia, Danimarka./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...