Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar pas stuhive të papritura dhe shirave të rrëmbyeshëm në ishullin francez të Korsikës, njoftoi të enjten ministri i brendshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Katër nga të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda, u tha gazetarëve Gerald Darmanin, i cili vizitoi Korsikën.
Në mesin e viktimave janë një vajzë 13-vjeçare e cila humbi jetën nga një pemë që u rrëzua dhe një grua 72-vjeçare e cila u shtyp nga shembja e një çatie, sipas një deklarate nga autoritetet rajonale.
Numri i të vdekurve mund të rritet më tej pasi ka prej atyre që ende llogariten si të zhdukur, si dhe nga varkat të cilat mund të jenë përmbytur në det, sipas Gilles Simeoni, president i këshillit ekzekutiv të Korsikës.
Korsika u godit nga breshri, shiu i dendur dhe erërat që shkuan deri në 224 kilometra në orë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe dëme të konsiderueshme në pjesë të ndryshme të ishullit.
Në videot e shpërndara në mediat sociale shihen karrige duke fluturuar, disa çati që bien dhe pemët duke u lëkundur brutalisht nga era e fuqishme.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e kampeve në natyrë dhe kanë hapur strehim të përkohshëm për turistët.
Ushtria është vendosur gjithashtu në vende të ndryshme në ishull.
Presidenti Emmanuel Macron, i cili është në pushime, kryesoi një takim urgjent me kryeministren Elisabeth Borne dhe u zotua për mbështetjen e plotë të qeverisë për përpjekjet e ndihmës dhe rindërtimit.
“Mendimet e mia janë për viktimat, të dashurit e tyre dhe gjithë popullatën e goditur rëndë nga moti i keq në Korsikë”, tha Borne.
“Gjithçka po bëhet për të ndihmuar viktimat. Unë shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen time të plotë për ekipet në terren”, shtoi ajo.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...