Rregullatori i konkurrencës së Francës ka dënuar Google me një gjobë prej 500 milionë euro për dështimin për të negociuar “me mirëbesim” me kompanitë mediatike mbi përdorimin e përmbajtjes së tyre sipas rregullave të së drejtës së autorit të BE-së.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është “gjoba më e madhe ndonjëherë” e vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës për dështimin e një kompanie për t’iu përmbajtur një prej vendimeve të saj, u tha gazetarëve shefi i agjencisë, Isabelle De Silva.
Në një vendim të botuar në faqen e tij të internetit, Autoriteti i Konkurrencës urdhëroi gjithashtu gjigantin amerikan të internetit për t’u paraqitur botuesve të medias “një ofertë shpërblimi për përdorimin aktual të përmbajtjes së tyre të mbrojtur nga e drejta e autorit”, ose rrezikon të paguajë dëmtime shtesë deri në 900,000 euro në ditë.
Ndërkohë një zëdhënës i Google tha në një deklaratë për AFP se kompania ishte “shumë e zhgënjyer” nga vendimi.
“Ne kemi vepruar me mirëbesim gjatë gjithë periudhës së negociatave. Kjo gjobë nuk pasqyron përpjekjet e bëra, as realitetin e përdorimit të përmbajtjes së lajmeve në platformën tonë”, këmbëngul kompania.
“Ky vendim ka të bëjë kryesisht me negociatat që u zhvilluan midis majit dhe shtatorit 2020. Që atëherë, ne kemi vazhduar të punojmë me botuesit dhe agjencitë e lajmeve për të gjetur gjuhë të përbashkët”.
Beteja ligjore për një kohë të gjatë është përqendruar në pretendimet se Google ka treguar artikuj, fotografi dhe video të prodhuara nga grupe mediatike kur shfaqin rezultate kërkimi pa kompensim adekuat, pavarësisht të ardhurave nga reklamat në internet. /Telegrafi/
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...