Policia në Francë ka gjetur një pikturë të shekullit të 19-të të piktorit Edgar Degas, e cila ishte vjedhur nëntë vjet më parë në një muze në Marsejë. Piktura është gjetur në bagazhin e një autobusi në afërsi të Parisit, ka thënë Qeveria franceze.
Piktura e titulluar “Les Choristes”, e punuar më 1877 është bërë me pastel dhe shfaq disa burra duke kënduar operën Don Juan.
Policia, më 16 shkurtishte duke bërë kontrolle të zakonshme në një stacion të autobusëve, që gjendet rreth 30 kilometra në lindje të Parisi, kur gjetën pikturën e vjedhur. Muzeu në Orsay ka konfirmuar autenticitetin e pikturës.
Edgar Degas, artist francez, njihet për pikturat dhe skulpturat e tij të valltarëve dhe shpesh puna e tij është lidhur me lëvizjen impresioniste./REL
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...