Parisi përjetoi disa nga trazirat më të mëdha në dekada të shtunën e kaluar.
Parisi ka vendosur të mbyllën vendet turistike mes frikës së rritjes së dhunës së mëtejshme nga protestuesit anti-qeveritarë. Në të gjithë Francën, 89.000 policë do të jenë në detyrë dhe automjetet e blinduara do vendosen në kryeqytet, njoftoi kryeministri Edouard Philippe. Policia kërkoi që ditën e shtunë që dyqanet dhe restorantet në Pallatin Elysee të mbyllen. Gjithashtu edhe disa muze.
Ndërsa operatori i Kullës Eiffel tha se kërcënimi nga protestat e dhunshme bëri të pamundur sigurimin e “kushteve adekuate të sigurisë”.Ndaj edhe Kulla e Eiffelit do të mbyllet. Autoritetet e qytetit po ashtu thonë se po rrisin mbrojtjen për monumentet e famshme pasi Arc de Triomphe u dëmtua javën e kaluar.
Ministri i Kulturës, Franck Riester tha se muzeumet e Louvre dhe Orsay, shtëpitë e operas dhe kompleksi Grand Palais janë ndër vendet që do të mbyllen. Policia i kërkoi dyqaneve dhe restoranteve përgjatë Pallatit Elysee si edhe në rrugët e tjera tregtare të mëdha të qëndrojnë të mbyllura dhe të heqin çdo objekt jashtë si tavolina dhe karrige, transmeton “Alsat M”.
Paris përjetoi disa nga trazirat më të mëdha në dekada të shtunën e kaluar. Një seri ndeshjesh futbolli janë shtyrë të shtunën (7 dhjetor) si Paris-Montpellier, Monako-Nice, Toulouse -Lyon, dhe Saint-Etienne -Marseille.
Qeveria raportoi se po heq dorë nga rritja e taksave të karburanteve, që shkaktoi edhe protestat masive. Por pakënaqësia ndaj qeverisë është përhapur dhe protestat kanë shpërthyer mbi çështje të tjera.
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...