Francë, evakuohen 900 migrantë në afërsi të La Manche

12:34 | 17 Shtator 2019
Arbresh Info

Zëdhënësi i rajonit Nord tha se migrantët po largohen nga e marta nga qyteti i Grande Synthe përfshirë një numër të paspecifikuar të fëmijëve me familjet e tyre

Policia franceze është duke evakuuar të paktën 900 migrantë nga një palestër dhe një kamp afër çadrës pranë Kanalit Anglez, duke përmendur shqetësime për sigurinë dhe higjienën, raporton AA, transmeton arbresh.info

Zëdhënësi i rajonit Nord tha se migrantët po largohen nga e marta nga qyteti i Grande Synthe përfshirë një numër të paspecifikuar të fëmijëve me familjet e tyre.

Këtë muaj gjykata urdhëroi zhvendosjen e migrantëve për të ndaluar dhunën dhe trafikimin e njerëzve në lagjen afër kampit. Zëdhënësi i rajonit Nord tha se migrantët janë dërguar në strehimore të përkohshme dhe se do t’u lejohet të parashtrojnë kërkesë për azil.

Organizatat humanitare paralajmërojnë se evakuimi nuk do të ndalojë migrantët që sërish të vijnë në atë zonë. Migrantët të cilët arratisen nga varfëria dhe përleshjet sërish mblidhen në qytetet përgjatë bregut francez me shpresë që përmes kanalit La Manche të kalojnë në Britaninë e Madhe./AA/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme