Në qendrën e vaksinimit në Le Mans të Francës, 6 fëmijë të moshës 5 deri në 11-vjeç kanë marrë rastësisht dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Agjencisë shëndetësore rajonale Pays de la Loire dhe guvernatorit Sarthe thuhet se 6 fëmijë ishin vaksinuar në Qendrën vaksinimit në Le Mans.
Ata morën vaksina dhe doza të ndryshme nga se nevojitej. Në njoftim theksohet se fëmijët morën sasi më të madhe të vaksinës sesa ishte paraparë.
Pasi është vërejtur gabimi, familjarët e fëmijëve janë njoftuar për efekte të mundshme anësore si temperaturë dhe dhimbje.
Në të njëjtën ditë, kryeministri Jean Castex vizitoi qendrën e vaksinimit dhe bisedoi me njerëzit, shumica e të cilëve erdhën për një dozë shtesë.
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie