Francë, 4,070 të infektuar me Covid-19 për 24 orë

22:56 | 28 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 4,070 raste të reja me koronavirus, njoftojnë zyrtarët shëndetësorë.

Raportohet se 81 persona kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit, transmeton portal arbresh.info

Kjo është një rënie e madhe në numrin ditor të pacientëve krahasuar me të shtunën, kur ishin regjistruar 14,412 persona të infektuar, si dhe krahasuar me të dielën, kur u regjistruan 11,123 raste.

542,639 njerëz janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Një total prej 31,808 njerëz kanë vdekur në Francë si rezultat i këtij infeksioni./Reuters/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme