Protestuesit në Francë të premten u përleshën me policinë para samitit të G7-tës të kësaj fundjave, duke lënë katër policë të lënduar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave franceze, demonstratat anti-G7 u përshkallëzuan në dhunë në fshatin Urrugne, 25 kilometra në jug të qytetit bregdetar Biarritz, ku do të mbahet samiti.
Policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës, thuhet në raportimet e mediave, ndërsa 17 prej tyre u arrestuan. Grupet anti-G7 pritet të organizojnë demonstrata të ndryshme rreth qytetit Biarritz.
Drejtuesit e G7-tës, grup që përbëhet nga SHBA, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, do të mblidhen për samitin treditor cili do të përqendrohet në trajtimin e pabarazisë këtë vit.
Samiti pritet gjithashtu të trajtojë çështjet ekonomike, politikën e jashtme dhe mbrojtjen e mjedisit.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të përfaqësojë Bashkimin Evropian në këtë ngjarje. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, nuk do të marrë pjesë në samit për shkak të problemeve shëndetësore, njoftoi të hënën një zëdhënëse e komisionit.
Franca, e cila do të mbajë presidencën e G7-tës deri në fund të vitit 2019, rinovoi formatin e samitit të G7-tës dhe ka ftuar vende partnere, përfshirë Australinë, Kilin, Indinë dhe Afrikën e Jugut, për të marrë pjesë në takim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...