Francë, 288 vdekje dhe mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19

13:40 | 16 Janar 2021
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 288 vdekje dhe 21.271 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik thuhet se me 21.271 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 2.872.941. Nëpër spitale kanë humbur jetën 288 persona dhe 356 persona në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit duke e rritur bilancin e viktimave në 69.949.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.043 persona, prej të cilëve 2.740 ndodhen në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.269 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 208.071.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme