Franca ka ftuar ambasadorin italian, pasi zëvendëskryeministri akuzoi francezët për shfrytëzimin e Afrikës dhe shkaktimin e emigracionit.
Të dielën, Luigi di Maio i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i vendosin sanksione Francës për politikat e saja në Afrikë, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se Franca nuk kishte pushuar asnjëherë kolonizimin e dhjetërave shteteve afrikane.
Italia e Franca edhe më parë janë përplasur në çështje të tilla si emigracioni. Italia është destinacioni i mijëra njerëzve që kërkojnë jetë të re në Evropë.
Vitin e kaluar, Franca e kritikoi Italinë për mos lejimin e anijeve shpëtuese që mbanin emigrantë në Mesdhe për t’u ulur. Zyrtarët italianë u përgjigjën duke akuzuar vetë Francën për refuzimin e pranimit të emigrantëve./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...