Franca, nga sot zbut kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike në këtë vend. Edhe të pavaksinuarit mund të udhëtojnë, mjafton të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.
Franca e kaloi Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi.
Tirana Airport Partners sjell në vëmendje të pasagjerëve se kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë, ndërsa vaksinat e tjera, ende nuk njihen.
“Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht: 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë Pfizer, Moderna, AstraZeneca: 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm Johnson & Johnson; 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19, kërkohet vetëm 1 injeksion”, bën të ditur TIA./atsh
Arrestohen katër të mitur në Prizren, e sulmuan një person d...
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele