Kanë mbetur më pak se 24 orë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Francë dhe sondazhet flasin për një fitore të bindshme të ekstremit të djathtë.
Sipas mediave vendase “Bashkimi Kombëtar”, partia e Marine Le Pen, mund të jetë në rrugën e duhur për të siguruar një shumicë parlamentare historike.
Franca të shtunën është në heshtje zgjedhore, teksa kandidatët përfunduan fushatat parazgjedhore të raundit të parë. Tubimet rifillojnë të hënën për pesë ditët e fundit përpara një raundi të dytë vendimtar më 7 korrik, në të cilin partia e ekstremit te djathtë mund të marrë kontrollin e qeverisë së Francës për herë të parë.
Një sondazh, për gazetën Les Echos, tregoi se “Bashkimi Kombëtar” mund të fitonte 37% të votave, dy pikë më shumë se një javë më parë, ndërsa një tjetër, për BFM TV, vlerësoi se partia e ekstremit të djathtë ishte në rrugën e duhur për 260 mandate – potencialisht duke i dhënë një shumicë të plotë.
Fronti i Ri Popullor, një aleancë e gjerë, që kryesohet nga një parti e se majtës radikale veterane, prite të marrë 28% dhe teksa partia e Macron afro 20%.
Parashikimet e sakta të vendeve janë të vështira për të konfirmuar pasi ato varen nga rezultatet e raundit të dytë në 577 zonat elektorale të Francës, shumë prej të cilave mund të jenë gara me tre drejtime dhe të ndikuara nga aleancat taktike dhe tërheqjet që synojnë bllokimin e së djathtës ekstreme.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme për Asamblenë Kombëtare në vetëm tre javë, me një votim të raundit të dytë më 7 korrik. Ky vendim erdhi pasi ai humbi bindshëm nga partia e ekstremit të djathtë në zgjedhjet parlamentare evropiane.
Duke thirrur zgjedhjet kombëtare, Macron duket sikur dëshiron të bllokojë rrugën e Le Penit drejt presidencës në vitin 2027, duke e detyruar popullin francez të vendosë nëse ata vërtet duan “Bashkimi Kombëtar” në pushtet.
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...