Google ADS

Franca vendos orë policore, masat nuk lirohen as për festat e fundvitit

23:45 | 10 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Franca duket se nuk është gati për të lehtësuar masat për qytetarët e saj për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi shifrat ditore të infektuarve të rinj me virusin vdekjeprurës vijojnë të jenë në nivele të lartë.

Kryeministri Jean Castex pranoi në një dalje për mediat se niveli i infektimeve vazhdon të jetë ende i lartë, pavarësisht masave të vendosura nga qeveria prej muajit tetor.

Për këtë arsye urdhri “qëndroni në shtëpi” do të tërhiqet prej 15 dhjetorit, por do të hyjë në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Një masë kjo që e kanë marrë dhe shumë vende të tjera europiane.

Qeveria e ka kushtëzuar heqjen e masave me numrin e rasteve ditore kur ato të zbresin në 5000 mijë, por aktualisht në 24 orët e fundit, Franca raportoi dhe 13 të infektuar të tjerë.

“Nuk duhet të ulim vigjilencën. Duhet të vijojmë të jemi të fokusuar për të mos çuar dëm përpjekjet tona të deritanishme”, tha Castex.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme