Franca u ka dhënë shtetësi mbi 2 mijë puëntorëve të huaj që qëndruan në vijën e parë të frontit duke shërbyer gjatë kohës së pandemisë.
Marlene Schiappa, ministre e re e brendshme e ngarkuar me shtetësinë, tha se 2,009 njerëz, përfshirë 665 të mitur, ishin ndjekur me shpejtësi për natyralizim për “treguar lidhjen e tyre me kombin”, transmeton portali arbresh.info
Schiappa kishte udhëzuar autoritetet në shtator të shpejtonin aplikimet për nënshtetësi të punëtorëve thelbësorë të cilët kishin “kontribuar aktivisht” në luftën kundër Covid-19, shkruan AFP.
Ajo kishte urdhëruar që atyre t’u lejohej të aplikonin për shtetësi pas vetëm dy vitesh në Francë, në vend të kërkesës së zakonshme për pesë vjet.
Në marrjen e shtetësis janë të përfshirë punonjës shëndetësore, roje sigurie, punëtorë arke, mbledhës plehrash, ofrues të kujdesit shtëpiak dhe dado.
Mbi 8,000 njerëz kanë aplikuar për nënshtetësi sipas skemës, tha zyra e Schiappa, duke shtuar se të gjitha kërkesat ishin duke u dhënë “shqyrtimin më të madh”.
Në vitin 2020, 61,371 njerëz morën shtetësinë franceze, një rënie prej 20 përqind krahasuar me vitin 2019./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030