“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara në procesin e paqes në Lindjen e Mesme është konfuz dhe shqetësues”, ka thënë Ministri i Jashtëm francez pas bisedimeve me homologun e tij të SHBA-ve.
Jean-Marc Ayrault ka pohuar se opsioni i vetëm realist është zgjidhja me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, transmeton portali arbresh.info.
Para gazetërave pas takimit të G20, ai shtoi se ka qenë pjesërisht i siguruar nga homologu i tij amerikan, Rex Tillerson, se sanksionet në Rusi do të kenë progress vetëm në bazë të marrëveshjes së Minsk.
Ai gjithashtu shtoi se është një dallim i qartë në mendim mes dy aleatëve për marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe SHBA-ve dhe ka shtuar se Shtetet e Bashkuara duan që kjo marrëveshje të shqyrtohet nga e para./Arbresh.info
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...