Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se shteti i tij do të dërgojë një anije të marinës për të dërguar ndihmë në spitalet në Rripin e Gazës.
Anija do të niset nga porti ushtarak francez në Tulon, në Detin Mesdhe, brenda 48 orësh, tha ai. Macron nuk dha detaje të tjera.
Po ashtu, një avion francez do të shkojë në Egjipt të enjten për të dërguar pajisje mjekësore, të cilat më pas do të dërgohen me kamionë në Gazë.
“Do të ketë ndihma të tjera”, tha Macron, duke shtuar se Franca dëshiron që t’iu ofrojë civilëve në Gazë qasje në ilaçe dhe kujdes shëndetësor.
Macron i bëri këto komente në Egjipt të mërkurën. Një ditë më herët ai qëndroi në Izrael për të shfaqur mbështetjen e Francës për Izraelin pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor. Vizita përfshiu edhe ndalesën në Ramallah, në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku ai u takua me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Macron në Egjipt tha se “nuk mund të ketë standarde të dyfishta… ligji ndërkombëtar vlen për të gjithë”.
“Të gjithë viktimat meritojnë dhembshurinë tonë, përkushtimin tonë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha ai.
Në sulmet e koordinuara të grupit militant Hamas në jug të Izraelit, u vranë mbi 1.400 persona. Izraeli u kundërpërgjigj duke bombarduar pareshtur Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore, janë vrarë mbi 5.700 persona./REL/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...