Franca synon të dërgojë aeroplanë luftarakë të prodhimit francez në Kiev në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, tha ministri i Forcave të Armatosura, Sébastien Lecornu.
“Mirage 2000s mund të fluturojë në Ukrainë në gjysmën e parë të 2025”, i tha ai Sud Ouest në një intervistë të botuar të hënën vonë.
Në fillim të këtij viti, presidenti Emmanuel Macron u zotua t’ia jepte aeroplanët Mirage 2000-5 vendit të shkatërruar nga lufta.
Pilotët ukrainas tashmë po fluturojnë me General Dynamics F-16 të dhuruar nga vendet evropiane, përfshirë Holandën dhe Danimarkën.
Francezët po përmirësojnë aeroplanët e tyre për t’i bërë ata më të përshtatshëm për luftën në Ukrainë, shtoi Lecornu./abcnews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...