Franca vazhdon të jetë skeptike sa i përket hapjes së negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në BE.
Çështja e hapjes së negociatave nuk do të jetë në rend dite as të hënën në samitin joformal të Berlinit, në të cilin kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron, do të takojnë liderët e rajonit, ndërsa është e ftuar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini. Burime të presidencës franceze kanë thënë për MIA-n se në këtë samit do të bisedohet për bashkëpunimin rajonal por jo edhe për temën e zgjerimit. Të njejtat burime kanë thënë se hapja e negociatave tani për tani kjo nuk është në rend dite as në Këshillin e BE-së.
Qeveria franceze
“E dijmë që zgjerimi është pikë thelbësore për vendet e rajonit, por nuk është lëndë e këtyre diskutimeve, ky është një takim për bashkëpunim rajonal dhe ne nuk kemi legjitimitet për të biseduar përë këtë, sepse ajo është kompetencë e Bashkimit Evropian”.
Të pyetur nëse Parisi është i gatshëm të miratoj hapjen e negociatave për këto dy vende, ata kanë thënë se nuk ka një vendim të tillë dhe se ajo nuk është në rend dite./shenja/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...