Franca ka regjistruar 7,379 raste të reja të premten, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orëve që nga muaji mars kur është përhapur koronavirusi në vend. Presidenti Emmanuel Macron ka ngritur shqetësimet për kthimin e mundshëm të karantinës si pasojë e rritjes së rasteve të reja.
Numri total i të infektuarve ka shkuar në 267,077.
Franca është duke u përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Përkundër shifrave të larta, numri i viktimave dhe i të hospitalizuarve është deri në një masë stabil, deklarojnë autoritetet.
Të premten janë regjistruar 20 viktima të reja, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 30,596.
Presidenti Macron tha se rikthimi i karantinës mund të merret parasysh nëse rritja e numrit të rasteve të reja vazhdon.
Franca kishte lehtësuar masat e izolimit në muajin maj, por disa vende si Parisi, kanë mbajtur disa masa më kufizuese. Që nga e premtja, maskat janë obligative nëpër rrugët e Parisit.
Edhe Spanja dhe Gjermania kanë shënuar rritje të numrit të rasteve të reja, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për ringjallje të pandemisë në Evropë. /rel
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...