Bilanci tragjik vazhdon të thellohet nga virusi vdekjeprurës (Covid-19) që ka marrë jetën e 73,608 personave dhe ka infektuar plot 1,323,641 persona në mbarë botën.
Franca shënon numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orët e fundit në të gjithë botën.
Raportohen 833 viktima në 24 orë duke e çuar totalin e përgjithshëm në 8.911 viktima, shifra këto mjaft të frikshme dhe tragjike.
Numërohen 5,171 raste të reja të konfirmuara me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në 98.010 persona me Covid-19.
Për fat të mirë Franca numëron 17.250 persona të cilët ja kanë “hedhur” koronavirusit dhe tashmë janë të shëruar e të rikthyer në shtëpitë e tyre.
Nga ana tjetër lajm jo i mirë është ai i personave në gjendje kritike për jetën, 7.072 qytetarë ndodhen nën kujdes intensiv.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...