Parada vjetore e Ditës së Bastilles shënon sulmin në burgun e Bastilles më 1789, një ngjarje që ndihmoi në nxitjen e Revolucionit Francez.
Edhe sivjet është organizuar kjo ngjarje me një paradë të mahnitshme të ushtrisë, transmeton portali arbresh.info.
Avionët Alpha të Francës kanë fluturuar mbi Harkun e Triumfit duke formuar flamurin francez.
Macron hipi në një xhip bashkë me shefin e shtabit të ushtrisë franceze Gjeneral François Lecointre dhe Gardën Franceze Republikane në sheshin kryesor të kryeqytetit francez Champs-Elysées.
Më parë këtë vit, Z. Macron paraqiti një plan për të rikthyer shërbimin kombëtar për të gjithë 16-vjeçarët si një mënyrë për të promovuar një ndjenjë të detyrës qytetare dhe unitetin kombëtar midis të rinjve francezë.
Trupat e Singaporit, të parë këtu, dhe ushtarët japonezë u ftuan gjithashtu për të marrë pjesë në paradën.
Vitin e kaluar morën pjesë trupat amerikane, duke shënuar 100 vjet që kur forcat amerikane hynë në Luftën e Parë Botërore dhe Presidenti Donald Trump ishte mysafir i nderit./Arbresh.info/
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...