Franca ka thënë se rruga e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian mund të zgjasë me vite, duke përsëritur qëndrimin se vendi nuk do të hyjë me shpejtësi në bllok, pavarësisht mbështetjes së gjerë midis liderëve në një përpjekie për t’u bashkuar.
Ukraina do të duhet të respektojë rregullat strikte si çdo aplikant, tha ministri francez i deleguar për Evropën Clément Beaune, përpara samitit të BE në Bruksel, në të cilin liderët do të diskutojnë kandidaturën e Ukrainës, bën me dije CNN.
“Nuk ka asnjë procedurë të përshpejtuar, nuk ka një “hyrje VIP”, tha ai në një intervistë me radion franceze Europe 1, duke përdorur një term për trajtim preferencial.
“Duhet të mbarojnë fillimisht luftën, të rindërtojnë vendin, të plotësojnë të gjitha kërkesat demokratike dhe ekonomike. Kjo do të marrë kohë. Por ne po japim këtë sinjale pranimi”, shtoi Beaune.
Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen të enjten dhe të premten për të diskutuar nëse do t’i japin apo jo statusin e kandidaturës në BE Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Komisioni Evropian javën e kaluar mbështeti kandidaturën e Ukrainës. /abcnews.al
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...