Franca ka rritur masat e sigurisë në objektet fetare pas sulmit të përgjakshëm mbi dy xhami në Zelandën e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner sot njoftoi se ka urdhëruar prefektët rajonalë të dërgojnë patrulla dhe të rrisin vëzhgimet mbi objektet fetare, si masë të sigurisë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përmes Twitterit ka dënuar “krimin e tmerrshëm në xhamitë në Zelandën e Re”, ku shtoi se vendi i tij me partnerët ndërkombëtarë do të punojnë për luftën kundër terrorizmit.
Policia e Zelandës së Re ka konfirmuar se në sulmin mbi dy xhamitë në Christchurch u vranë 49 persona dhe mbi 20 të tjerë mbetën të plagosur.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...