Franca ka rritur masat e sigurisë natën e Vitit të Ri, pasi ndodhet nën ‘një nivel të lartë kërcënimi terrorist’ për shkak të zhvillimeve në Izrael dhe Palestinë.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka bërë me dije se “Policia franceze do të vendosë 90,000 oficerë policie në natën e Vitit të Ri për një nivel të lartë kërcënimi terrorist”. Po ashtu, 5000 ushtarë do të jenë të dislokuar nga njësia ‘Sentinelle’, e krijuar për t’u marrë me kërcënimet terroriste.
Sipas transmetuesit lokal BFMTV, Darmanin vizitoi departamentin e policisë së Parisit për të inspektuar përgatitjet për të dielën. Ai falënderoi policinë kombëtare për garantimin e sigurisë në ditën e Krishtlindjes dhe tha se Franca është nën një “nivel të lartë kërcënimi terrorist” për shkak të zhvillimeve në Izrael dhe Palestinë.
“Unë kam bërë thirrje për një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë të policisë dhe forcave të sigurisë duke pasur parasysh kontekstin e kërcënimit shumë të lartë terrorist për shkak të asaj që po ndodh në Izrael dhe në Palestinë”- tha Darmanin për mediet.
Policia franceze planifikon të vendosë 90,000 oficerë në mbarë vendin, duke përfshirë 6,000 në Paris, në natën që do të shënojë fundin e 2023 dhe fillimin e 2024. Dhjetëra mijëra zjarrfikës do të jenë gjithashtu të gatshëm të ndërhyjnë në rast emergjence, shtohet në raport.
Autoritetet lokale njoftuan masa shtesë për të parandaluar çdo ngjarje fatkeqe të dielën në mbrëmje, duke përfshirë ndalimin e konsumit të alkoolit në vende publike dhe ndalimin e shitjes së karburantit./TCh
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...