Google ADS

Franca rrezikon që të mbyllet për herë të tretë

09:01 | 22 Janar 2021
Trina Galanxhi

Një izolim i mëtejshëm në Francë ‘mund të bëhet domosdoshmëri absolute’.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran, ka theksuar se kjo mund të ndodhë për shkak të përhapjes së koronavirusit anglez, transmeton portal arbresh.info

Ai shtoi se përhapja e variantit të ri të koronavirusit në territorin francez mund të jetë një faktor përcaktues në strategjinë që qeveria është duke përdorur për të luftuar virusin.

Francezët aktualisht duhet të respektojnë shtetrrethimin e rreptë ndërkombëtar nga ora 18:00 deri në orën 6 të mëngjesit, shkruan euroneës.

Dyqanet dhe shërbimet, përfshirë bibliotekat publike, janë të hapura por duhet të mbyllen në orën 6 pasdite, por baret, restorantet, kinematë, teatrot, muzetë dhe palestrat mbeten të mbyllura.

Kryeministri francez, Jean Castex, ka theksuar se mbyllja e bareve dhe restauranteve do të qëndrojë në fuqi deri në muajin shkurt.

“Nëse niveli i këtij varianti do të rritet ndjeshëm dhe do të ndiqnim një trajektore angleze, një bllokim ndoshta do të bëhej një domosdoshmëri absolute,” tha Veran para Komisionit të Drejtësisë të Senatit Francez.

Varianti i ri aktualisht përfaqëson rreth 1.4% të rasteve totale ditore Covid-19 në Francë, sipas një studimi të fundit që shqyrtoi të gjitha testet pozitive të PCR.

Qeveria Franceze po shpreson shumë tek vaksinat dhe do të jetë në gjendje të vaksinojë 70 milion njerëz deri në fund të muajit gusht, nëse vaksinat e aprovuara do të miratohen nga autoritetet shëndetësore europiane dhe globale./arbresh.info/

Të ngjashme