Borxhi publik në Francë në periudhën e presidentit Emmanuel Macron ka shënuar rritjen më të madhe të 25 viteve të fundit duke arritur në 114,1 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB), transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Kombëtar i Statistikave (INSEE) njoftoi se borxhi publik në tremujorin e dytë të vitit është rritur për 12,7 për qind, duke shënuar rritjen më të lartë të 25 viteve të fundit.
INSEE bën të ditur se borxhi publik i vendit në fund të muajit qershor në krahasim me muajin mars është rritur për 113,4 miliardë dollarë, duke arritur në 2.638,3 miliardë dollarë.
Shifra është 113,1 për qind të PBB-së dhe nga marsi është rritur për 12,7 për qind, është borxhi më i lartë publik për një tremujor që nga viti 1995 kur INSEE ka filluar të publikoj këto të dhëna.
Në deklaratë thuhet se rritja pjesërisht ka ndodhur për shkak të ndikimeve ekonomike të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Përveç COVID-19, theksohet se rritjen e borxhit publik në vend, e kanë shkaktuar edhe politikat e pasuksesshme të administratës së Macronit.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...