Në 24 orët e fundit, 216 njerëz kanë vdekur në Francë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), që paraqet një ulje në krahasim me ditët e kaluara.
Sipas Institutit francez të Shëndetit Publik, numri i personave të diagnostikuar në vend u rrit me 12.923 në 24 orët e fundit, për ta çuar shifrën e përgjithshme në 2.281.475.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 54.981.
Në spital vazhdon trajtimi 26.070 personave, prej të cilëve 3.230 gjenden në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i të shëruarve ka arritur në 169.358, përfshirë 1.006 në 24 orët e fundit.
Vendi po ashtu ka regjistruar rënie të numrit të pacientëve në spitale./AA/
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi