Google ADS

Franca regjistron 55 viktima brenda 24 orëve

23:14 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, numri i vdekjeve në Francë qëndron në 29.209, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 154.188.

Java e dytë e qershorit solli sërish të dhëna të mira në Francë në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), pasi numri i të hospitalizuarve dhe vdekjeve mbetet i ulët.

Numri i të hospitalizuarve sot ra në 12.315, që është një rënie prej 146 në krahasim me ditën paraprake. Rënie shënoi edhe numri i personave në kujdes intensiv në 1.024, një rënie prej 29 në krahasim me ditën paraprake.

Gjithsej 55 raste të vdekjeve janë regjistruar sot në spitalet në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në spitale në 18.859, ndërsa numri i vdekjeve në shtëpitë e pleqve është 10.350.

Që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, numri i vdekjeve në Francë qëndron në 29.209, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 154.188, një rritje prej 211 rasteve në krahasim me ditën paraprake.

Përkundër ashpërsisë së virusit, shumica e njerëzve pësojnë simptoma të buta dhe shërohen. Që nga fillimi i përhapjes së virusit, në Francë janë shëruar 71.062 persona nga COVID-19.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 7 milionë, me mbi 3.2 milionë të shëruar dhe mbi 404 mijë të shëruar./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme