Franca propozon që qysh sivjet të formohet Bashkësia politike evropiane e cila do të përfshinte të gjitha shtete e kontinentit që dëshirojnë të kontribuojnë së bashku për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në Evropë.
Në një non-paper të cilin Parisi zyrtar ua ka dorëzuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, thuhet se kjo Bashkësi Politike Evropiane do të ishte e hapur për shtetet evropiane që ndajnë një grup të përbashkët vlerash demokratike, pavarësisht nëse janë apo jo anëtarë të Bashkimit dhe pavarësisht nga natyra e marrëdhënieve të tyre aktuale me Bashkimin Evropian.
Në dokumentin francez nënvizohet se kjo Bashkësi nuk do jetë alternativë ndaj anëtarësimit në BE dhe nuk do të ishte zëvendësues i procesit të zgjerimit. Nënvizohet se kjo Bashkësi do i ndihmonte atyre shteteve që dëshirojnë të integrohen në BE sepse do mundësoj forcimin e lidhjeve me shtetet anëtare të BE-së përpara anëtarësimit, si politikisht ashtu edhe në aspektin e pjesëmarrjes shoqëruese në politika të caktuara të BE-së, përfshirë këtu integrimin gradual në tregun e brendshëm të BE-së.
Ky propozim francez arsyetohet me faktin se politika e zgjerimit, për shkak të kërkesave për reforma dhe kohëzgjatjes që domosdoshmërisht pason, nuk ofron sot kuadrin e nevojshëm politik për t’iu përgjigjur nevojave urgjente historike dhe gjeopolitike, që dalin si pasojë e luftës në Ukrainë dhe për të zhvilluar strukturimin politik të kontinentit evropian.
Bashkësia Politike evropiane, sipas dokumentit, do të merrte formën e një strukture të lehtë ligjore, me kapacitet vendimmarrës, duke respektuar autonominë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian dhe të secilit prej vendeve.
Shtetet që përbëjnë këtë Bashkësi, thuhet se do mblidhen disa herë në vit, në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, si dhe në nivel ministror.
Për këtë propozim do të diskutohet në samitin e javës tjetër, kur më 23 dhe 24 qershor liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së do mblidhen në Bruksel për të diskutuar çështjet e zgjerimit.
Më datën 23 në mëngjes, shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do takohen me homologët e tyre nga rajoni për të diskutuar sfidat me të cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor.
Presidenti Francez, Emanuel Macron e ka prezantuar këtë ide ne fjalimin e tij të mbajtur ne Parlamentin Evropian me rastin e ditës së Evropës më 9 maj. Franca mbanë kryesimin e BE-së deri më 30 qershor.
Ndryshe, “non-paper” është një dokument jozyrtar, zakonisht pa atribuim të qartë, i paraqitur në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, veçanërisht Këshillit të Ministrave, me qëllim që të arrihet një marrëveshje për disa çështje të diskutueshme procedurale ose politike.
Propozimet të cilat shtete anëtare i prezantojnë nëpërmjet të “non-paper” shndërrohen në objekt diskutimesh brenda shteteve anëtare me qëllim të arritjes së një qëndrimi të përbashkët në lidhje me çështjet prezantuara në dokumentet e tilla./RTK/
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...