Franca do të dërgojë 100 milionë euro në Liban gjatë muajve të ardhshëm, njoftoi presidenti Emmanuel Macron si pjesë e një konference ndërkombëtare një vit pas shpërthimit në Bejrut.
Sipas medieve të huaja shpërthimi i 4 gushtit në portin detar të kryeqytetit ka lënë të vdekur 200 persona si dhe ka lënduar mijëra të tjerë.
Gjatë një ngjarjeje virtuale të bashkë-organizuar nga Franca dhe Kombet e Bashkuara, udhëheqësit synuan të grumbullojnë më shumë para, për t’i adresuar nevojat humanitare në Liban.
Zyra e Macon tha se rreth 40 krerë shtetesh dhe të qeverive, krerë të organizatave ndërkombëtare dhe diplomatë po marrin pjesë në konferencë.
Pjesëmarrësit përfshijnë presidentin amerikan Joe Biden, kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau, presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi, Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se gjysma e njerëzve libanezë tani jetojnë në varfëri, një në tre libanezë vuajnë nga pasiguria ushqimore dhe gati katër milionë njerëz rrezikojnë të mos kenë ujë të sigurt.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...