Kufizimet dhe masat parandaluese të vendosura në Francë kanë qenë të suksesshme në mbajtjen nën kontroll te pandemisë së koronavirusit, ndërsa vendet fqinjë po luftojnë valën e dytë, ka deklaruar kryeministri francez, Jean Castex.
Një ditë pas një takimi të nivelit të lartë të këshillit të mbrojtjes shëndetësore, Castex së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Olivier Veran, Ministrin e Brendshëm Gerald Darmanin dhe të tjerë mbajtën një konferencë shtypi për të dhënë detaje mbi situatën aktuale, transmeton portali arbresh.info
Duke përdorur terma si “të qëndrueshëm” dhe “të brishtë” për të përshkruar situatën e përgjithshme shëndetësore, infeksionet e përditshme, rezultatet pozitive dhe pranimet në spital, Castex tha “ne nuk kemi parë një valë të re të epidemisë sikurse vendet fqinje”.
“Niveli ynë i infektimeve është sigurisht i lartë, por është akoma shumë më i ulët sesa ishte në tetor,” tha ai, duke këmbëngulur se situata aktuale nuk justifikon një izolim të ri, i cili mund të konsiderohet vetëm si një mundësi e fundit.
Sipas shifrave të fundit nga autoritetet shëndetësore, ka pasur 26,362 raste të reja dhe 357 vdekje në 24 orët e fundit.
“Situata mbetet shqetësuese, por megjithatë ndryshon nga ajo e shumë fqinjëve tanë. Shkalla e vdekshmërisë është një nga më të ultat në Europë, ”tha ai, duke shtuar se që prej dy javëve të fundit, virusi nuk është shtuar në mënyrë të konsiderueshme për shkak të masave si ora e ndalimit dhe mbylljes së kufijve për udhëtarët jo-BE.
“Kur shikojmë se çfarë po ndodh diku tjetër, Franca nuk ka pse të ketë turp,” siguroi Castex ndërsa lavdëroi francezët për “vigjilencën e madhe” që nga sezoni i festave të Krishtlindjeve që i ka mundësuar vendit të mbajë nën kontroll situatën pandemike./arbresh.info/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez