Qeveria e Emmanuel Macron po studion një “ekonomi lufte”, që do të lejojë vendin të mbijetojë dhe të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e popullit.
Presidenti i sapozgjedhur i Francës ka aktivizuar politikën e mbrojtjes dhe nëpërmjet Ligjit të Programimit Ushtarak të vendit, ka pasur rritje të buxhetit të mbrojtjes, masë që NATO miratoi për të gjitha vendet në Samitin e Madridit, përveç blerjes së armëve. Shpenzimet për armë u rritën me 5% në mbarë botën dhe Franca është tani eksportuesi i tretë më i madh i armëve në botë.
Këshilli i Ministrave francezë do të miratojë edhe ligjin e “fuqisë blerëse”, në të cilin do të përfshihet një seksion i “sovranitetit energjetik”, me anë të të cilit qeveria do të mund të operojë impiantet e gazit në rast të problemeve me furnizimin.
Përveç kësaj, do të përfshihen përjashtime për të përshpejtuar rifillimin e punës së uzinës së qymyrit Saint-Avold, që kur të vijë dimri popullsia të mos ndjejë të ftohtin. Kjo fabrikë, e njohur si Emile-Huchet, u mbyll përfundimisht në mars dhe Franca shpreson ta rikthejë në funksion nga 1 tetori.
Për Macron është e rëndësishme të “organizohet e ardhmja” dhe në tetor parashikohet se mund të jetë ftohtë në pjesë të ndryshme të vendit dhe ngrohja do të jetë e nevojshme./A2CNN
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?