Franca përballet me rrezikun e një vale të katërt të koronavirusit të ri (COVID-19) deri në fund të korrikut për shkak të përparimit të variantit Delta, paralajmëroi të dielën ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Olivier Veran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Veran tha se në pesë ditët e fundit, rastet e variantit Delta janë rritur dhe ekziston një mundësi e madhe e rifillimit të pandemisë.
“Në Francë, edhe nëse jemi në një nivel të ulët të qarkullimit të virusit, ne nuk e kemi shtypur plotësisht pandeminë dhe ajo mund të fillojë përsëri shumë shpejt”, u citua të ketë thënë ai nga BFMTV.
Rreth 30 për qind e rasteve të reja të COVID-19 të zbuluara në këtë vend janë të lidhura me variantin shumë ngjitës Delta. Sipas të dhënave më të fundit shëndetësore, rreth 2.549 raste të reja dhe nëntë vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Duke cituar rastin e Britanisë, Veran tha se numri i infeksioneve u rrit me shpejtësi nga “2.000 në ditë në gati 25.000 në ditë në katër deri në pesë javë”.
Veran shtoi se Franca është në një pozicion për të shmangur mundësinë e një vale të katërt me vaksinimin masiv dhe kufizime të distancës sociale.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist