Zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Benjamin Griveaux, në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka deklaruar se në rast të zbulimit të përgjegjësisë së Arabisë Saudite, vendi i tij do të marrë vendim për sanksione, raporton Anadolu Agency (AA).
Griveaux pas mbledhjes së këshillit ministror është shprehur se hetimet në lidhje me rastin Khashoggi po vazhdojnë dhe se po i ndjekin nga afër zhvillimet në lidhje me rastin.
“Në rast të konfirmimit të saj nga shërbimet tona të inteligjencës dhe zbulimit të përgjegjësisë së Arabisë Saudite, do të marrim vendim për sanksione që nuk do të kufizohet vetëm me shitje të armëve”, ka theksuar Griveaux.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një deklaratë të javës së kaluar ishte shprehur se Franca po e pret zbardhjen e rastit dhe se pas kësaj do të përcaktojë një qëndrim.
Macron edhe dje kishte lënë pa përgjigje pyetjet në lidhje me vendosjen e embargos për armët ndaj Arabisë Saudite.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju